Gjatë 24 orëve janë ngritur 74 aktakuza kundër 79 personave

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza, kundër tridhjetegjashtë (36) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave të pandehur. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme