Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjeteshtatë (77) aktakuza kundër nëntëdhjetenëntë (99) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetekatër (24) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një VW-Pick up, ngjyrë e kaltër, viti i prodhimit 1998, një motor sharre e markës “Stihl 023, ngjyrë bardhë-portokalli, si dhe të masës drusore e llojit breu, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 1.00 m³.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona për vepra të ndryshme penale. Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në ndalim 48 orësh. Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohet të jenë përfituar përmes veprave penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale. Po ashtu, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.