Gjatë 24 orëve nga prokuroritë themelore janë ngritur 16 aktakuza

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër tridhjetetre (33) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të pandehur dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme