Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 67 aktakuza kundër 85 personave

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore, janë ngritur gjashtëdhjetë e shtatë (67) aktakuza kundër tetëdhjetë e pesë (85) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin për media thuhet se gjatë 24 orëve të fundit prokurori i shtetit, ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

E SPONSORUARLEXO MË SHUMË

Sipas raportit Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë pesë (5) persona.

“Personi me inicialet, D.Zh., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” , E.G., dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, M.I., dyshohet se ka kryer veprën penale “Shantazhi”, V.J., dyshohet se ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe personi me inicialet A.R., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim trupor””, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit  kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin me inicialet E.G., pasi që të njëjtit dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”.

“Po ashtu kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për personin me inicialet I.B., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për personin me inicialet G.M., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë””, thekson raporti.

Në raport thuhet se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa sipas raportit, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë të pandehurin me inicialet K.Ll.,( shtetas i Republikës së Shqipërisë), për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar sipas urëdhërarrestit të shtetit të Francës, se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të KPRK-së

“Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Kurse në raport theksohet se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër personave, dhe ka ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza, ndaj njëzet e nëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale: “Lëndim i lehtë trupor”, ”Dhuna në familje”, “Vjedhja e shërbimeve komunale”, “Vjedhja”dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”sipas KPRK-së.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe ka sekuestruar përkohësisht: Një (1) kamion me birra; Një (1) kombi me mall ku vlera ende nuk dihet.

Kurse Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë (9) aktakuza ndaj dhjetë (10) personave për shkak të veprave të ndryshme penale penale. Ndërsa, Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme