Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar sot me strukturat e AAK-së në Deçan.
Haradinaj tha se Deçani gjithmonë është rreshtuar në anën e drejtë të historisë.
“Dhe tani do t’i thotë po drejtimit të ri që ka marrë vendi, nga përshtatja në vendimmarrje sovrane, për t’i përmbyllur temat nacionale në Kosovë”.
“Krahas vendimeve të rëndësisë jetike dhe përballjen për ndalimin e projekteve të rrezikshme për vendin, vëmendjen asnjëherë nuk e kemi larguar nga transformimi i brendshëm ekonomik”, ka shkruar Haradina në Facebook.