Në muajin maj 2018 janë realizuar 174 shkyçje individuale, ku 11 prej tyre janë shkyçë për shkak të zbulimit të kyçjeve ilegale të tyre nga ana e inspektorëve tanë, 163 janë shkyçje individuale për shkak të mospagesave të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit është duke vazhduar me intensitet të lartë në qytete e fshatra e në veçantë në Prishtinë.
Me shkyçje përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara.