Gjatë muajit dhjetor në ShBA, Coronavirusi mund t’u marrë jetën 6000 personave në ditë

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Numri i vdekjeve nga pandemia e coronavirusit në Shtetet e Bashkuara mund të rritet deri në gjashtë mijë njerëz në ditë deri në dhjetor, sipas skenarit më të keq, pohon Chris Murray, kryetari i Health Metrics and Evaluation (IHME) në Universitetin e Uashingtonit.

Aktualisht, rreth njëmijë njerëz vdesin çdo ditë në SHBA-ja nga pandemia globale e quajtur COVID-19.

Në një model të ri të publikuar gjatë ditës së djeshme, studiuesit në IHME parashikuan se numri i vdekjeve ditore do të ulet ngadalë në shtator – pastaj do të rritet me fillimin e dhjetorit.

Por Murray i tha CNN-it se, “në varësi të asaj që bëjnë liderët tanë”, gjërat mund të përkeqësohen.

“Ne kemi një skenar më të keq dhe kjo është shumë, shumë më shumë vdekje”, tha ai. “Dhe në fakt, deri në dhjetor, nëse nuk bëjmë asgjë, numri i përditshëm i vdekjeve mund të arrij deri në gjashtë mijë në ditë”, shtoi Murray.

Parashikimi i ri IHME parashikon 310 mijë vdekje deri në dhjetor – 15 mijë më shumë sesa parashikimi i mëparshëm. Kjo për shkak se derisa infeksionet me coronavirus po bien në disa zona, niveli i vdekjes po rritet.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka raportuar mbi 5.64 milionë raste me virus gjersa kanë ndërruar jetë mbi 175 mijë persona.

Të ngjashme