Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçqi beson se me fillim të pranverës dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën do të filloj me një debat më serioz.
Ai sot ka theksuar se çështja e Kosovës për Serbinë është shumë e rëndësishme dhe se në dialogun e brendshëm për të është esenciale që njerëzit ta thonë të vërtetën.
“Është me rëndësi që njerëzit në çdo mënyrë të mundur deri më tash kanë treguar se munden dhe duan t’i tregojnë qëndrimet e veta të cilat janë të shumëllojshme e të ndryshme për Kosovën”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.
“Shpresoj dhe besoj se në të ardhmen do t’ia dalim t’i racionalizojmë kërkesat tona dhe politikën tonë deh ta ruajmë atë që i takon popullit tonë. Besoj se në fillim të pranverës do t’ia dalim për të filluar një proces më serioz”, ka përfunduar Vuçiq.
Vuçiq, në një prononcim të mëhershëm kishte thënë se gjatë prillit të vitit të ardhshëm do të dalë me propozime konkrete për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të cilat së pari do t’ua prezantojë serbëve, pastaj bashkësisë ndërkombëtare dhe në fund shqiptarëve.