Sipas të dhënave të Zyrës britanike të Statistikave, papunësia në çerekun e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0.1 për qind duke arritur në 3,9 për qind.
Gjithsej numri i të papunëve në vend arriti në 1 milion e 350 mijë apo me një rritje prej 50 mijë persona, përcjell Telegrafi.
Sipas ekspertëve, papunësia në vend në periudhën e ardhshme do të shënojë një rritje të shpejtë për shkak të pandemisë së COVID-19 duke arritur në nivelin e 10 për qind të viteve 1990-ta.
“Britania ka të ngjarë të përballet me recesion serioz këtë vit”, tha ministri britanik i Financave, Rishi Sunak.
Ekonomia britanike pas stagnimit në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në tremujorin e parë të këtij viti u tkurr për 2 për qind.
Banka Qendrore e Britanisë (BoE) më parë kishte theksuar se COVID-19 pritet të shkaktojë një tkurrje prej 25 për qind në ekonominë e vendit në tremujorin e dytë të vitit.