Gjatë vizitës në Shkup, Reshitaj u takua me zëvendëskryeministrin Lika

Shkup | 17 Pri 2018 | 12:48 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Maqedonisë, Hazbi Lika.

Ministrja Reshitaj këtë takim është duke e bërë në kuadër të vizitës së saj në Shkup, raporton Ekonomia Online.

Para se të takohej me zëvendëskryeministrin Lika, Reshitaj është takuar me homologun e saj Sadulla Duraki. Ndërsa më vonë do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin.

Në këtë takim mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/ekonomi/reshitaj-ne-shkup-me-maqedonine-do-te-punojme-ne-lehtesimin-e-rruges-drejt-be-se/

Të ngjashme