Gjenden armë dhe qindra fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin Potok

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara në Zubin Potok janë gjetur dhe konfiskuar armë, qindra fishekë dhe materiale për mbushjen e tyre.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 03:00, ku në një shtëpi të pabanuar është gjetur një pushkë gjuetie, 119 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe barut për mbushjen e fishekëve.

 Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Në raportin 24-orësh, thiuhet se rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 04:40, në një tjetër shtëpi të pabanuar, ku  janë gjetur dhe konfiskuar një kondak i pushkës së gjuetisë dhe 253 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

 “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet nga Policia.

Të ngjashme