Policia e Kosovës njofton se në Pejë më datë 28.08.2019 – 07:00 nga NJRHKEK të asistuar nga inspektorët farmaceutik janë kontrolluar një lokal dhe shtëpia e të dyshuarit K/Shqiptar, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar barëra të ndryshme me afat të skaduar si dhe lëndë e parë për prodhimin e çajrave të ndryshme.
Sipas raportit policor lidhur me rastin është intervistuar një femër dhe pas intervistimit e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa i dyshuari nuk është hasur në shtëpi.