Një person ka raportuar në Polici se në oborrin e tij, në një pjesë me shkurre ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.
Njësiti policor e ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së pa ndonjë incident e ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e tij në një pjesë me shkurre ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese. Njësiti policor ka bërë sigurimin në vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së pa ndonjë incident në mënyrë të sigurt e ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese”, thuhet në njoftimin e Policisë.