Policia njofton se në fshatin Grashticë të Prishtinës në një shtëpi të pabanuar janë gjetur dy mjete të pashpërthyera.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në një shtëpi të pa banuar ka gjetur tre predha të pa shpërthyera te llojit RPG 85 mm prodhim kinez. Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti për deminim i FSK-se të cilët kanë arritur t’i marrin me vete mjetet e pa shpërthyera”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Nuk raportohet për ndonjë incident.