Gjenden katër trupa brenda në anijen e cila u fundos në Danub

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i cili punoi në nxjerrjen e anijes nga lumi Danub, në Hungari, njoftoi se katër trupa janë gjetur brenda në anije këtë të martë, e që shënon gati dy javë që nga fundosja e anijes në Budapest. Kjo anije para fundosjes kishte një numër të madh të turistëve nga Korea Jugore.

Anija ‘The Mermaid’ u fundos brenda shumë pak sekondash, me datën 29 maj, pasi që një anije tjetër, e cila ishte më e madhe e goditi nga mbrapa, shumë afër parlamentit hungarez, raporton Reuters.

26 turistë dhe dy hungarez kanë vdekur në katastrofën më të keqe që ka ndodhur në këtë lum, të paktën për gjysmë shekulli. Trupat e të katër viktimave tani gjenden në karantinë.

Një nga trupat, i cili ishte në kabinën e kapitenit, doli vet në sipërfaqe pasi që e lëvizën anijen, thotë zëdhënësi i Forcave Speciale të Hungarisë, i cili është koordinator i këtij operacioni.

“Tani do të bëjmë kërkime tjera … në pjesë të anije ku mund të ketë tjera viktima” tha Nandor Jasenzky.

Agjencia shtetërore e lajmeve, MTI raportoi se numri total i trupave të gjetur është katër. Ekipet e shpëtimit i nderuan të gjitha trupat pasi që i hoqën prej anijes.

Kapiteni i anijes e cila e goditi anijen ‘The Mermaid’, Viking Sigyn, 64 vjeçar shtetas i Ukrainës, po mbahet në arrest nga policia. Avokati i tij tha se ai e goditi anijen, por nuk bëri asnjë gabim, për shkak se anija e tij po vepronte sipas instruksioneve. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme