Në rrugën “Haxhi Kleçka” të Lipjanit janë gjetur mbejte mortore që dyshohet se janë të njeriut.
Ankuesi përderisa përderisa ishte duke i kryer disa punime ndërtimore dhe gropime të dheut, ka marrë një kampion, për ta dërguar në fshatin Konjuh, të kësaj komune.
Pas zbrazjes së dheut janë vërejtur disa mbetje mortore, që dyshohet se janë të njeriut.
Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar të gjitha njesitet e nevojshme për trajtimin e rastit.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.