Në Llaush të Skenderajt janë zbuluar mbetjet mortore të një trupi.
Sipas policisë mbetjet dyshohet se i takojnë kohës prill –maj 1999, derisa njoftojnë se mbetjet mortore janë dërguar për ekzaminim.
“Fsh. Llaushë, Skenderaj, Prill-Maj 1999 – NN. Me datën 13.11.2019 njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ku në malet e fshatit Llaushë është bërë hapja eks-humimi i një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut të cilat janë marr dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.