Gjatë ditës së djeshme janë gjetur dy mjete shpërthyese.
Një serb ka njoftuar Policinë se derisa ishte duke punuar në arën e tije ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Parulla policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin, granatë dore M75 dhe e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu edhe në Viti një shqiptar ka lajmëruar se në oborrin e shtëpisë së tij ka vrenjtur një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësiti i “EOD” nga FSK-ja ka identifikuar mjetin, predhë e minahedhësit dhe e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes.