Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Gazeta Nacionale ka mësuar se janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

Një burim brenda Institutit të Mjekëses Ligjore(IML), ka treguar për gazetën se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.

Janë gjetur disa mostra të Astrit Deharit. Ato janë gjetur në objekt dhe janë kthyer aty ku kanë qenë më herët”, ka thënë burimi

Më tej, burimi ka treguar se për cilat mostrat bëhet fjalë.

Mostrat që janë gjetur janë të lukthit dhe të urinës. Kurse të gjakut mungojnë. Prokuroria sot ka qenë këtu dhe i ka marrë provat e nevojshme”, ka thënë i njëjti burim.

Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar.

Zhdukjen e këtyre mostrave e kishte njoftuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi.

Në një konferencë për media, ajo kishte thënë se menjëherë ka njoftuar prokurorinë për rastin.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë rastit, mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, nga laboratori, kam njoftuar ushtruesin e kryeprokurorit Besim Kelmendi. Në rasat e epruveta kanë qenë 15 epruveta me gjakë, një e urinës dhe një epruvetë e lukthit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo kishte treguar se në atë hapësirë qasjen e njerëzve ishte e kufizuar.

“Ky akt është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në frigoriferët e rinj, por jam e bindur se ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues të procesit në tërësi” ka thënë ministrja.

Zhdukja e mostrave kishte nxitur reagime të shumta në vend.

Ministrja e Drejtësisë kishte suspenduar katër zyrtar të IML-së për këtë çështje, ndërsa prokuroria kishte nisur hetimet, duke intervistuar njerëz.

Në muajin e kalua Prokuroria Speciale e Kosovës kishte deklaruar se një numër i konsiderueshëm i personave janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve, për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Ndërkaq, për rastin e zhdukjes së provave në çështjen Dehari, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve. Po ashtu, ju informojmë se kemi ndërmarr veprime konkrete që do të na ndihmojnë në rrjedhën e procedurës të mëtutjeshme hetimore. Për momentin

nuk kemi ende persona të dyshuar në këtë çështje”, kishte thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Zhdukjen e këtyre mostrave edhe më dramatike e kishte bërë deputeti i VV-së, Haki Abazi.

Të ngjashme