Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të hënë në mesnatë, por rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe trupin e pajetë e ka tërhequr njësia e mjekësisë ligjore.
“Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe trupin e pajetë e ka tërhequr njësia e mjekësisë ligjore”, thuhet në raportin e PK-së.
Një tjetër vdekje e dyshimtë është raportuar në kryeqytet dje rreth orës 18:00. Në rrugën “Skënder Matallari”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. “Skender Matallari”, Prishtinë. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.