Në Burma të Azisë është nxjerrë guri gjigant i zhadit që kap vlerën e 155 milionë eurove.
Punëtorët kanë mbetur të mahnitur kur e kanë gjetur këtë masiv të çmuar, që është i lartë afro tri metra,ndërsa është nga 5.4 metra i gjerë dhe i gjatë.
Me peshë që arrin 175 ton, ky është zhadi i dytë më i rëndë ndonjëherë, pas atij që ka 240 ton e që është shfrytëzuar për të punuar statujën e Budës për një tempull në Kinë.
“E konsideroj si fat për qytetarët dhe Qeverinë.
Ka një vlerë të lartë dhe do të na ndihmojë shumë të prosperojmë”, ka thënë U Tint Soe, që është një politikan i zonës.
Ky material që pas pastrimit do të merr ngjyrën e gjelbër, në lashtësi është përdorur për të punuar majat e shtizave, si dhe për stoli të ndryshme, ndërsa sot është shumë i kërkuar në botën e argjendarisë.