Personi i dyshuar për vrasjen e tre policëve në pjesën qendrore të Francës është gjendur i vdekur.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme i këtij shteti, Gerald Darmanin, përmes një postimi në Twitter.
Tre policë francezë u qëlluan për vdekje nga një burrë pasi ata kishin shkuar në një shtëpi në një fshat të skajshëm pas thirrjes për dhunë kundër një gruaje, shkruan Reuters.
Kryetari i një qyteze që ndodhet afër fshatit ku ndodhi sulmi tha se një grua që ndodhej brenda shtëpisë është në gjendje të mirë dhe e sigurt.
Ai gjithashtu shtoi se në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të forcave speciale të policisë.
Sipas raportimeve të medieve franceze, i dyshuari ishte person i moshës 48-vjeçare.