Gjendet i vdekur në banesën e tij, ambasadori i Kinës në Izrael

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kinës në Izrael, Du Wei, ka vdekur në banesën e tij në periferi të Tel Aviv, raportojnë media izraelite.

Du, 58 vjeç, u gjet i vdekur në shtratin e tij dhe shkaku i vdekjes së tij ende nuk dihet, shkruan BBC.

Ai u emërua ambasador i Kinës në shkurt pasi kishte shërbyer më parë si i dërguari i Kinës në Ukrainë.

Ambasadori ishte i martuar dhe kishte një djalë, por familja e tij nuk besohet të ketë qenë në vend. Ai jetonte në periferi të Tel Avivit të Herzliya

Të ngjashme