Një 21 vjeçar nga Novosella e Pejës është gjetur pa shenja jete. Vëllai i tij, i cili ka dhënë dëshminë fillestare në polici, ka rrëfyer se atë e kishte gjetur të vdekur në dhomën e tij.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit nga spitali rajonal i Pejës është njoftuar policia që në spital ka arritur një trup i pajetë. Në spital kanë dalë njësitë policore kompetente dhe është njoftuar prokurori”.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.