Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Nimon Ferizi” në Vushtrri sot.
Këtë për Klankosova e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Ai tha se viktima është i moshës 30-vjeçare.
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion” ,ka thënë Zahiti.