Prokuroria Themelore e Ferizajt ka bërë të ditur se dje rreth orës 16:40 një person është gjetur pa shenja jete, në Ferizaj.
Personi që ishte gjetur pa shenja jetë ishte i moshës 81 vjeçare.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i të ndjerit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.
“Dje, rreth orës 16:40, në Ferizaj, një person i moshës 81 vjeçare është gjetur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i të ndjerit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi”, thuhet në raportin e Prokurorisë.