Një burrë është gjetur i vdekur në fshatin Burojë të Komunës së Skënderajt.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
Policia ka bërë me dije se vdekja e tij është konstatuar nga mjeku, derisa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“VDEKJE E DYSHIMTË- Fsh. Burojë, Skenderaj, 03.06.2022 – 06:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Nga mjeku është konstatuar vdekja e tij dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion’, thuhet në raport.