Gjendet i vdekur një person në Drenas, Policia nis hetimet

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete në Drenas. Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të martën.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Gllogoc, 19.10.2021 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka bërë të ditur policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme