Një person është gjetur i vdekur në një shtëpi në Gjakovë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e ka lajmëruar një person dhe me të dal në vendin e ngjarjes ka konfirmuar rastin e vdekjes së një personi.
Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion, ndërkaq rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në shtëpinë e tij ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.