Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:00 në lagjen “Veternik” të Prishtinës.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se të dhënat fillestare sugjerojnë për një vetëvrasje të mundhsme.
Sipas saj, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore.
“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.