Gjendet një burrë i vdekur afër Liqenit në Mitrovicë

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të Liqenit Akumulues në Mitrovicë, mëngjesin e sotëm.

Policia e ka konfirmuar rastin, duke thënë se shkaqet e vdekjes akoma nuk dihen.

Siç mësohet nga dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, personi i gjetur është i moshës mbi 60 vjeçare.

Reporteri.net ka arritur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes kur Policia dhe Zjarrfikësit janë marrë me rastin.

Të ngjashme