Gjendet një grua e vdekur në Prishtinë, rrethanat ende të panjohura

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës është gjetur një grua e vdekur, raporton Ekonomia Online.

Policia dhe Prokuroria po i hetojnë rrethanat që mund të kenë çuar deri tek vdekja e saj.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tha se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme