Ish-prokurori, Agron Matjani dyshohet se është gjendur i vdekur në banesën e tij në Prizren.
Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar si rast, mirëpo pa e cekur emrin e viktimës.
Shaban Osmanollaj nga Policia e Prizrenit, ka thënë se bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, ndërkaq për të hetuar shkaqet e vdekjes, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Policia rajonale e Prizrenit e ka një rast vdekjeje të dyshimtë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjor”, ka thënë Osmanollaj.