Një familje ka gjetur mesazhin më të vjetër në botë në shishe, rreth 132 vjet pasi ishte hedhur në ujë.
Tonya Illman ka marrë shishen përderisa ishte në një shetitje në bregdet, në një nga plazhet në perëndim të Australisë.
Bashkëshorti i saj, Kym Illman, në një intervistë në BBC ka thënë se kishte gjetur letër në këtë shishe mirëpo nuk e kishte ditur se çka përfaqëson derisa letra ishte tharë.
Ekspertët kanë konfirmuar se mesazhi është autentik nga një anije gjermane.
Letra e futur në këtë shishe, që datonte nga 12 qershori i 1886’ës, ishte nisur nga anija gjermane “Paula” si pjesë e një eksperimenti në oqean nga Observatori Detar i Gjermanisë.
Më parë libri i rekordeve botërore “Guinness” ka regjistruar një mesazh në shishe që ishte i vjetër 108 vjet.