Gjendet një person i pajetë te Liqeni Artificial, policia jep detajet e para

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm është gjetur një person i pajetë në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë. 

Policia bën me dije se viktima ështëidentifikuar si shtetasi A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë.

“Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se eshte vetembytur”- thote policia ne informacionin paraprak te dhene per kete ngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00 në Liqenin Artificial, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e marra nga familjarët shtetasi A. I vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme