Një person është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës në autostradën “Ibrahim Rugova” në dalje të Prizrenit.
Rasti është konfirmuar nga zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai ka thënë se rreth orës 19:00 është gjetur nga njësitet patrulluese një person i vdekur me veturën e tij, raporton sinjali.
“Rreth orës 19:15 nga njësitet e Policisë së Kosovës është gjetur një person pa shenja jete dhe ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhur në autostradën “Ibrhaim Rugova” në kilometrin e 10, Vërmicë – Prizren”.
“Me urdhër të prokurorit është cilësuar si vdekje e dyshimtë, pasi që personi pa shenja jete është gjetur në ulësen e pasme të veturës, ndërsa vetura ka qenë e parkuar në skaj të rrugës”, ka thënë Osmanollaj.