Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 16:15 | Nga

Një person është gjetur i vdekur sot rreth orës 13:00 në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Më datën 24.04.2018 rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë për një person të alivanosur në rrugën ‘Xheemajl Berisha’. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Borovci ka thënë se viktima është mashkull, rreth 70 vjeçar.

Sipas Policisë, rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” dhe policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme