Në ujërat e Liqenit të Dibrës është gjetur trupi i pajetë i një 54 vjeçari, qytetar i Dibrës, i cili më 18 korrik ishte raportuar si i humbur.
Trupi rastësisht ishte vërejtur nga një peshkatar, teksa pluskonte në ujërat e liqenit në plazhin e qytetit, raportojnë mediat në Shqipëri.
Prokuroria publike dhe ekipi i policisë kryen hetimet e nevojshme në vendin e ngjarjes ndërsa trupi është dërguar në spital për autopsi.
Në trup janë vërejtur shenja të dhunës.