Gjendet e vdekur një grua në Liqenin e Ohrit

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 13:48 | Nga

Një trup i pajetë gruaje sot herët në mëngjes është gjetur në ujërat e Liqenit të Ohrit, afër bregut në fshatin Labunishtë.

Trupin e ka gjetur një kalimtar i rastit i cili menjëherë e ka njoftuar policinë.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik i cili do të nis procedurën hetimore në vendngjarje në prezencën e policisë.

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër e konfirmoi informacionin pa dhënë detaje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme