Gjendet pa shenja jete një 30 vjeçar në Prishtinë

Prishtinë | 28 Qer 2016 | 08:53 | Nga

Policia e Kosovës ka gjetur një trup të pajetë të një mashkulli në të 30-at ditën e djeshme në Prishtinë.

Sipas informatave të Koha.net, trupi i pajetë është gjetur në një banesë në rrugën e UÇK-së rreth orës 12:40.

“Një mashkull K/Shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është hapur si “Vdekje e dyshuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme