Foto: Ref/RelRaportet e mediave nga Rusia bëjnë të ditur se gazetari dhe analisti politik, Igor Malashenko, është gjetur i vdekur në Spanjë më 25 shkurt.
Malashenko ka qenë bashkëpronarë i kompanisë televizive NTV në vitet 1990. Ai ka qenë edhe ish shef i Radio Televizionit shtetëror rus Ostankino.
Më 1996, Malashenko ka qenë këshilltar kryesor i fushatës presidenciale për rizgjedhje të presidentit, Boris Yeltsin.
Gazetari i vdekur Malashenko ka themeluar edhe rrjetin Media-Most më 1997.
Ai gjithashtu ka udhëhequr televizionin RTVI si dhe ka kryesuar fushatën zgjedhore të gazetares dhe prezentueses televizive, Ksenia Sobchak, për zgjedhjet e presidenciale ruse, në mars të vitit 2018. Ajo kishte fituar rreth 1.7 përqind të votave krahas presidentit, Vladimir Putin, i cili kishte fituar shumicën. /Rel