Gjendet pa shenja jete një 21-vjeçar në Pejë

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Novosellë të Pejës, ku një 21-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete.

Viktimën e ka gjetur të vdekur vëllai i tij, në dhomën e fjetjes, kur kishte shkuar për ta zgjuar.

I ndjeri ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është konstatuar vdekja e tij, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme