Gjendet pa shenja jete një 54 vjeçar në Lipjan

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Dje rreth orës 15:02 të mesditës, në Lipjan është gjetur pas shenja jete një 54 vjeçar i nacionalitetit rom, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima kishte jetuar vetëm dhe nuk kishte familjar. Ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar vdekjen e tij, mirëpo thotë se në trup nuk janë vërjetur shenja dhune.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi i cili ka thënë se mjeku i QKMF-së në Lipjan e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Një mashkull i nacionalitetit rom, i lindur në vitin 1966 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Policia dhe hetuesia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme