Dje në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresje të Fushë Kosovës është raportuar për një foshnje pa shenja jete.
“Është raportuar se në QKMF Bresje, Fushë Kosovë është gjetur një foshnje mashkull pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me mjekun kujdestar i cili ka konfirmuar se trupi i foshnjës është pa shenja jete dhe se nuk ka shenja të dukshme të dhunës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.