Një person është gjetur pa shenja jete, në Gjilan.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në fshatin Bresalc, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, njësit përkatëse edhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.