Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Kishnicë, në Graçanicë, dje rreth orës 15:05 është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës, ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.