E plotësuar: Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, tha për Ekonomia Online, se aktualisht hetuesit policor janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, tha për Ekonomia Online, rreth orës 09:00 kanë pranuar informacione se në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një person më inicialet E.L 51-vjeçar.
Ahmeti ka sqaruar se ekipi mjekësor, i cili ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.
Zëdhënësja e Policisë, ka sqaruar se hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vend ngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e tij”.
“Bëhet fjalë për viktimën mashkull E . L 51-vjeç. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”.
Policia dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore e kanë marrë trupin e pa jetë të 51-vjeçarit, pas ekzaminimeve.
Gjendet pa shenja jetë një person te “Santea”, në vendin e ngjarjes Mjekësia Ligjore
Një person i moshës 51-vjeçare ka mbetur i vdekur derisa po pastronte një pjesë të parkut te “Santea” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ashtu si edhe mjeku, i cili ka konstatuar se personi ka vdekur.
Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësiti i Mjekësisë Ligjore.
Sipas banorëve të kësaj lagje ky person ka qenë pastrues vullnetar.