Gjendet “Touaregi” i vjedhur i Agim Çekut

| 28 Shk 2017 | 13:51 | Nga

Policia e Kosovës ka arritur të gjejë veturën e tipit “Touareg”, që hajnat ia kishin vjedhur mbrëmë deputetit të PDK-së, Agim Çeku.

Policia e Kosovës me të marr informacionin është vënë në kërkim të autorëve. Vetura e ish-kryeministrit të Kosovës është gjetur në Fushë-Kosovë në mëngjesin e ditës së sotme.

“Po, mbrëmë më është marr vetura në shtëpinë time. Policia e ka gjetur atë në Fushë-Kosovë, por nuk ka arritur ende t’i kapë autoret”, ka thënë Çeku, për lajmi.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme