Kandidati për deputet nga partia algjeriane në pushtet, Mohammed Saeed Gouda, është gjetur i vdekur të mërkurën vonë, pasi paraprakisht ishte zhdukur gjatë muajit mars në rrethana misterioze.
“Policia zbuloi në një pyll lokal trupin e pajetë të Mohammed Saeed Goudarit i cili që nga 30 marsi llogaritej si i zhdukur”, ka thënë drejtori i policisë në qarkun Bejaia i cituar nga agjencia shtetërore algjeriane e lajmeve.