Policia njofton për gjetjen e të zhdukurës nga Fushë-Kosova.
Policia thotë se vajza e zhdukur është paraqitur në stacionin policor për raportimin e dhunimit ndaj saj.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR I GJETUR & DHUNIM /Fushë Kosovë 21.05.2023 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima femër kosovare së bashku nën shoqërinë e ankuesit të lartcekur është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’. Lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor, po ashtu është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.